Shumë shpejt askush nuk do të duhet të shqetësohet në qoftë se nuk e ka me vete mbushësin e telefonit me bateri, sepse ata mund të furnizohen edhe me energji pa tela, ose „Wireless“.
Bartja e energjisë elektrike pa tela nuk është një koncept i ri, këtë e kishte demonstruar publikisht njëqind vjet më parë Nikola Tesla, por mbeti jashtë përdorimit komercial dhe tani për të po punon kompania “WiTricity”.
“Ne do të kryejmë transmetimin e energjisë elektrike me „Wireless“. Nuk imagjinohet si do të ndryshojë jetën”, thotë për CNN Katie Hall, një nga menaxherët në kompani.
“Fëmijët nuk do të pyesin pse ajo quhet wireless. Fëmijët që do të rriten për disa vjet nuk do të duhet të përdorin më mbushës për pajisjet elektrike”, siguron Hall.
Që nga 2007-a kompania në fjalë ka kryer disa demonstrime publike që përdorin këtë teknologji për të mbushur pajisje të ndryshme, të tilla si telefona celularë.
“WiTricity” dhe kompani të tjera që prodhojnë teknologji të ngjashme janë duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë efektive për të transmetuar energji elektrike në distanca më të gjatë kohore.
Transmetimit i energjisë me „Wireless“ do të na lirojë jo vetëm nga kabllot, por potencialisht mund të ulë edhe nivelin e ndotjes.
albinfo.ch