Ujë që s’i gjendet anë as këtej, as matanë,
Je ti që erdhe në mes të marsit, si behar i shpirtrave tanë.
Asfarë emri tjetër nuk do të të rrinte më me hir, meqë
Njeriu jeton më i lumtur kur emri i ka kuptim të thellë e të mirë!
Është kjo fjala “oqean” e thënë me fjalë shqipe më të dëlirë!
Ji oqeani i pestë, nëse të katër të tjerët shterren,
Ose oqeanizoje tokën, nëse ujërat nga kushdo i merren!
Nesër kur do t’i lexosh këto vargje, dil në çdo terren!
Ujdise, në mundsh, baraspeshën, me ujë le të jetë tri nga katër!
Zoti, mos harro, i do ata që prindërve u bëjnë hatër!
Ime e jona dritë syri, bëji mirë gjithë botës dhe tëndes vatër!
Kushtuar bijës sime, Ujanës (lindi më 14 mars 2014)
Arsim Jonuzi, 21.03.2014