Besimtari është i ndërgjegjshëm se ka nevoj të përhershme për mëshiren e All-llahut. Sepse me këtë mëshirë, ai jeton në këtë botë dhe triumfon në botën tjetër. Mirëpo ai e di se kjo mëshirë fitohet dhe meritohet duke mëshiruar krijesat në radhë të parë, “All-llahu, nga krijesat e Tij, mëshiron ata që janë vetë mëshirues”, “Mëshirojini ata që janë në tokë, që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.”
Mëshira e besimtarit nuk kufizohet vetëm te vëllezërit e tij besimtarë, – edhe pse shtysa e besimit i bën ata të jenë më merituesit për këtë mëshirë, – por përkundrazi përfshin të gjithë njerëzit. Dhe pejgamberi a.s, thotë: “Nuk do të besoni derisa të mëshironi”! Kur shokët i thanë se të gjithë ndjejnë mëshirë, ai iu përgjigj: “Nuk është fjala për mëshirën që ndjeni për njeriun tuaj, por për mëshirën e përgjithshme.”
Dhe një ndër vetitë e besimtarëve është se ata: “e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.” Bile kjo mëshirë nuk përfshin vetëm njeriun por edhe kafshët. Sepse besimtari i mëshiron gjallesat dhe i druhet All-llahut në to, duke e ditur se është përgjegjës për këto gjallesa. Pejgamberi a.s. tregon se si një femër e përdalë, ia hapi vetes dyert e Xhennetit vetëm se i dha ujë një qeni të etur, ashtu siç tregon që një tjetër meritoi urrejtjen dhe ndëshkimin e All-llahut, sepse keqtrajtoi nje mace, duke mos i dhënë asaj të hajë, e duke mos e lejuar që ta gjente vetë ushqimin. E nëse ky është dënimi për shkak të një maceje, çfarë mund të thuhet për ata që dënojnë dhe torturojnë njerëzit vetëm pse thonë:Zoti ynë është Allahu?!
Një burrë i tha të Dërguarit të All-llahut: Unë e meshiroj delen kur e ther! Dhe Muhammedi a.s. i ths: “Nëse e mëshiron atë edhe All-llahu të mëshiron ty.” Ndërsa Umeri pa një burrë që po tërhiqte një dele nga këmba për ta therur. I shkreti ti, – i tha, – çoje më ëmbël drejt therjes!
Historianët thonë se kur Amr ibnul As i hyri në Egjipt, një pëllumb vendosi folenë në tendën e tij. Kur erdhi koha për t’u larguar, atij i erdhi keq t’ia prishë pëllumbit folenë dhe kështu nuk e prishi tendën. Ndaj dhe tenda nuk u prish, përkundrazi vendi filloi të popullohej dhe në këtë mënyrë lindi qyteti Fustat.
Ibnul Hakemi, ne jetëshkrimin e Kalifit Umer ibn Abdulaziz, tregon se ai e pati ndaluar vrapimin e kaujve pa nevojë, duke urdhëruar gjithashtu qe te mos perdornin frerë te rende dhe as kamxhikë me hekur për t’i ngarë ata. Ndersa mëkëmbësit të tij në Egjipt i shkroi: kam degjuar se ju i ngarkoni kafshet e barres me 454 kg secilen. Pasi te marresh letren time, nuk dua te degjoj më se ato ngarkohen me më shume se 270 kg. Kjo mëshirë nxitëse dhe gjithëpërfshirëse është shenjë e besimit te All-llahu dhe jeta e përtejme, e këtij besimi që hap zemrat e mbyllura dhe zbut ato të ashprat.
Ae keni parë Umerin? Sa i ashpër dhe i vrazhdë ishte ai para islamit? A e patë se ç’bëri besimi me të? Nga një njeri i vrazhdë në një njeri të butë e të mëshirshëm. Thonë se ai pati varrosur të gjallë një vajzë kur ishte ende i paudhëxuar. Ndërsa kur mori në dorë drejtimin e muslimanëve, e ndjente përgjegjësinë para Allahut deri edhe për një deve të humbur, per të cilën nuk kishte kush të kujdesej. Ky besim dhe ky moral, u bënë kryefjala e sjelljeve dhe veprave të muslimanëve të parë. Gjurmët e tyre u duken qartë deri edhe me armikun të cilin ata e luftonin.
Kështu kur Pejgamberi a.s pa një grua të vrarë, u inatos aq shume dhe tha: Kjo grua nuk është e mundur të ketë luftuar kundër nesh! Dhe ai e ndaloi vrasjen e grave, të fëmijëve, të pleqve, të murgjve në manastire dhe në përgjithësi të të gjithë atyre qe nuk marrin pjesë në luftë. Shokët e tij e vazhduan rrugen dhe traditën që ai ua mësoi. Kështu Ebu Bekri r.a, kur përcillte ushtrine e Usama ibn Zejdit, i porosiste ata: “Mos vritni, as gra, as fëmijë e as pleq. Mos prishni pemë dhe të mbjella. Do të shihni edhe burra të veçuar në tempuj duke adhuruar Zotin, ndaj lërini dhe mos i ngacmoni…”
Ndërsa Umeri thoshte: “Kijeni frike All-llahun e mos i ngacmoni bujqit që nuk ju sulmojnë.”
Kur Ebu Bekrit i sollën kokën e prerë të njërit nga kreret e armiqve me të cilet muslimanet luftonin, ai u mërzit shume dhe nuk u pajtua me këtë veprim. Mos më sillni më koka te prera!, – i tha atij ia solli. Po ata kështu bëjnë me ne, – iu pergjigj ai. Dhe Ebu Bekri, i tha: Mos merrni shembull te persët dhe romakët. Mjafton thjesht të më shkruani dhe të më njoftoni! Keshtu pra lufterat e muslimanëve kanë qenë gjithnjë, të mëshirshme dhe të dhimbshme. Sepse në to gjaklu derdhej vetëm atëherë kur nuk kishte asnjë rrugë tjetër. Këtë e pati konstatuar edhe filozofi francez Gustav Luboni, i cili thotë: “Historia nuk njeh beteja më të mëshirshme dhe pushtim më të drejtë se pushtimi arab!”
Dr. Jusuf el Karadavi