Lamtumirë profesor i madh
Faqja zyrtare e Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë bën të ditur se sot me 4 prill 2014, në orën tetë të mëngjesit, në spitalin “Qendra Mjekësore” në Xhedë të Arabisë Saudite ka ndrruar jetë profesori dhe mendimtari i madh islam i këtij shekulli Muhamed Kutub.
Përndryshe Muhamed Kutub është i vëllai i mendimtarit të shquar musliman Sejjid Kutub allahu e mëshiroftë.

Kjo familje fisnike i dha umetit burra të penës, dijes dhe rezistencës, mendimtarë të shquar të cilët me shkrimet e veta arritën të bëjnë ndikim në gjeneratat e reja të umetit islam në veçanti, dhe në mesin e umetit islam në përgjithësi. Lanë gjurmë të pashlyeshme pas veti, gjë që i bën të përmenden me admirim. Nuk ishin vetëm burra të fjalës dhe shkrimit, por edhe të xhihadit të të gjitha llojeve, rezistues ndaj taguteve dhe zullumqarëve, mbrojtës dhe luftëtarë për kauzën islame.
Muhamed Kutub është nga Egjipti, por ka jetuar në Arabinë Saudite.
Allahu e shpërbleftë me të mira profesorin Muhamed Kutub, e umetit islam i dhashtë burra tjerë që do ta zënë vendin e tij dhe do të ecin edhe më larg. amin.

Bashkim Aliu