Me rastin e fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) u bën thirrje publike të gjithë faktorëve politik në këto zgjedhje që t’u përmbahen rregullave dhe standardeve demokratike, të respektojnë kushtetutën dhe ligjin, si dhe të krijojnë atmosferë të qetë e demokratike, e cila do të mundësojë mbarëvajtje pozitive të gjithë procesit zgjedhor.
Ftojmë të gjitha subjektet politike të cilat do të marrin pjesë në këto zgjedhje, qofshin ato parlamentare ose presidenciale, që të largohen nga fjalori i ndytë politik, ofendimet dhe sharjet e ndërsjella, si dhe nga tentimet e ulëta për acarimin e situatës dhe tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike e ndërfetare. Në vend të kësaj, oferta e tyre deri te qytetarët duhet të jenë programet e mirëfillta politike dhe alternativat e shëndosha për ardhmërinë e vendit.
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional u bën apel edhe institucioneve shtetërore, përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që t’u garantojnë qytetarëve zgjedhje dhe votim fer dhe demokratik, pa kërcënime dhe shantazhe të natyrave të ndryshme. Institucionet shtetërore janë të obliguara të garantojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, ku bën pjesë edhe e drejta e zgjedhjes dhe e drejta për t’u zgjedhur.
Sektori për Marrëdhënie Publike pranë QMBI
EDITOR
11 years ago
previous article
Afrikë Qendrore-Myslimanët: Ndihmë!
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
22 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
22 hours ago