Politikani dhe shkrimtari Ben Blushi, ka vlerësuar për Kohën Ditore se Shqipëria ndodhet mes Lindjes politike të modelit rus shtetformues dhe Lindjes fetare, të modelit turk të Erdoganit, ku siç thotë ai, liritë dhe të drejtat janë të mohuara.
Politikani dhe shkrimtari nga Shqipëria Ben Blushi, prej disa vitesh njihet me qasjen e tij anti-islame. Së fundmi në librin e tij publicistik “Hëna e Shqipërisë” ai thotë se feja islame do ta rrezikojë Shqipërinë.
Ai në një intervistë tjetër të botuar para dy ditësh në Gazetën SHQIP, thotë se, “ndërkohë që të gjitha partitë dhe grupimet politike humbin terren, islami fiton kauza dhe ndjekës çdo ditë duke shfrytëzuar dobësimin e të gjithë konkurrentëve të vet. Është pothuajse një lëvizje politike”. Sipas tij, “në qoftë se shoqëria ka kaq shumë nuancë të fortë me theks fetar siç po e shikojmë në Turqi dhe ne s’jemi shumë larg, siç po e shohim në Shqipëri ditët e fundit se ne po shohim që feja furnizon terrorizëm apo shpërndan armë aty ku s’duhet. Shoqëria ka një tendencë për të prodhuar një fetarizim të theksuar”.
Ben Blushi pati provokuar rëndë myslimanët edhe me romanin “Të jetosh në ishull” të botuar në vitin 2008. /SHENJA/
EDITOR
11 years ago
previous article
Morali në krizë – E kush pra është fajtor !?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago