Pjesa e jashtme e xhamisë, Nasir al-Mulk në qytetin iranian të Shirazit duket krejtësisht normale, por brendësia e saj të lë pa frymë nga bukuria e saj.
Mozaiku në dritare është bukuri mahnitëse, por shikuesi formon përshtypjen e vërtetë vetëm atëherë kur ato shkëlqehen nga dielli.
Vizitorët vijnë kryesisht në mëngjes, sepse në mesditë rrezet pushojnë të thyhen përmes xhamave me ngjyra.
Edhe ata që nuk janë religjiozë gjithnjë thonë se qëndrimi në Nasir el-Mulk ofron një ndjenjë të veçantë.
Objekti është i njohur edhe si “xhamia rozë”, për shkak të motiveve me ngjyrë të kuqe në pllakat që mbulojnë muret.
Kush, në shikim të parë, mund të thotë se në mesin e mureve të saj gjendet një thesar i tillë?