Vazhdojnë aktivitetet edhe surprizat në kuadër të projektit “Talentium”. Kësaj rradhe Forumi Rinor Islam në mbështetje të kompanisë celulare Albafone, organizoi një trajnim-ligjeratë me temë “Lidershipi dhe ndërmarrësia” dedikuar për të gjithë talentët pjesëmarrës në projektin “Talentium”, në sallonin 19:19 pranë Qendrës Informative Kulturore. Trajnimi në fjalë ishte si temë hyrëse në modulin e fundit të trajnimeve që po organizohen në këtë projekt. Në fillim e mori fjalën kryetari i Forumit Rinor Islam z. Fevzi Musliu i cili mes të tjerash foli për rëndësinë e madhe të këtij projekti për rininë tonë, duke potencuar se zbulimi dhe shfaqja e dhuntive dhe aftësive të rinisë paraqet një domosdoshmëri të kohës dhe se projekti “Talentium” synon që të zbulojë, shfaq dhe zhvillojë aftësi dhe shkathtësi të ndryshme tek ta.
Në prezencën e më tepër se 150 nxënësve nga të gjitha qytetet ku po realizohet projekti “Talentium”, ligjeroi drejtori ekzekutiv i kompanisë celulare Albafone, z. Ardian Hoxha. Ligjeruesi nepermjet kësaj ligjerate arriti ti që në mënyrë interaktive, duke i involvuar edhe nxënësit, të elaborojë tema të rëndësishme të menaxhmentit dhe lidershipit. Në fillim z. Hoxha bëri një sqarim rreth dallimit mes liderit dhe menaxherit, ndërsa u fokusua në cilësit e një lideri dhe për ta përfunduar më ndërmarrësinë si një element kyq në zhvillimin ekonomik të një shoqërie. Në fund të ligjeratës pasoi edhe një surprizë, ku z. Ardian Hoxha, në emër të kompanisë celulare Albafone shpërndau nga një numër falas me mbushje për çdo nxënës pjesëmarrës në projektin “Talentium”.
Aktivitetet në kuadër të projektit “Talentium” tashmë janë në fazën përfundimtare ndërsa nxënësit pjesëmarrës kanë filluar që intenzivisht të përgatiten për gjysmëfinalet që do të mbahen në çdo degë të FRI-së (Kumanovë, Shkup, Tetovë dhe Kërçovë), ndërsa në fund ky aktivitet do të kurorëzohet me një eveniment solemn, finale, ku do të përballen nxënësit më të shkathët nga qytetet e përmenduara më sipër.
Për më shumë foto klikoni këtu.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam