Qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime “FLUENT” mundëson ndjekjen e punës praktike (mësimir praktik) për të gjithë studentët të cilët vijnë nga Universiteti i Europës Juglindore, falë një marrëveshje të arritur mes udheheqësisë së “FLUENT” dhe Qendrës për karrierë pranë këtij universiteti.
Duke filluar nga dita e sodit, “FLUENT” do të pranojë për të kryer praktikën mësimore-internship disa studentë nga ky universitet edhe atë në Tetovë dhe Shkup.
Kësaj rradhe studentët e interesuar është e nevojshme që të vijnë nga Fakulteti i gjuhëve dhe kulturave të komunikimit – gjuhë angleze, Fakulteti i shkencave dhe teknologjive të komunikimit – shkencat kompjuterike dhe Fakulteti ekonomik (marketing menaxhment).
Kohazgjatja e punës praktike do të jetë 1 muaj nga dita e fillimit, ndërkaq brenda ditës nuk do të punohet mbi 4 orë.
Kriteret që duhet plotësuar studentët:
– studenti të jetë në vitin e dytë apo tretë të studimeve
– njohuri të punës me kompjuter
– njohuri të gjuhës angleze dhe maqedonase
– person me shkathtësi të mira komunikuese dhe aftësi interpersonale
– aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe punë në grupe
– i përpiktë, parimor, ambicioz dhe inovativ
Për studentët e shkencave kompjuterike edhe:
– njohuri në programet Photoshop apo Corel Draw
pUNE– njohuri për ueb dizajn dhe ueb programim
Studentët e interesuar duhet të aplikojnë në qendra.fluent@gmail.com, me ç’rast më pas i nënshtrohen intervistimit nga ana e udhëheqësisë së “FLUENT”.
p.s. Kanidatët të cilët pas angazhimit do të tregohen më të suksesshëm në punë do të shpërblehen nga Qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime “FLUENT”.
Numrat e tel. për kontakt: 070 457 208 / 078 457 208
Ndryshe, “FLUENT” është qendër për kurse dhe trajnime që fundkionon në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kërçovë dhe së fundmi zyrat e saj do t’i hap edhe në Komunën e Studeniçanit.