Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë dënoi arrestimet pa dallim dhe torturën në burgjet egjiptiane sidomos ato kundër grave, studiuesve, gazetarëve dhe të rinjëve.
Në një deklaratë, Unioni i bëri thirrje avokatëve të drejtave të njeriut të mbështesin popullin egjiptian në fatkeqësinë e tyre dhe mbi autoritetet egjiptiane të bëjnë trysni që menjëherë të lirojnë të gjithë të paraburgosurit sidomos pasi shumë prej tyre kanë thënë se do të fillojnë një grevë urie.
Deklarata ka përmendur Abdullah Al- Shami, një gazetar i cili ka qenë i paraburgosur për gati 250 ditë dhe shkoi në grevë urie 84 ditë më parë, dhe Mohammed Salah Sulltan i ndaluar për tetë muaj dhe shkoi në grevë urie 60 ditë më parë. Sultan është thënë se ka vuajtur nga sëmundje të rënda shëndetësore dhe peshon 40 kilogramë.
Unioni i bëri thirrje popullit egjiptian për t’u bashkuar dhe për të vazhduar rezistencën paqësore deri në rënien e grushtit të shtetit dhe kthimin e legjitimitetit./mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Torturat e serbëve ndaj shqiptarëve (VIDEO)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago