Google ka prezantuar të enjten laptopin e ri Chromebook, i cili ka ekran me prekje, procesor të fuqishëm dhe rezolucion tepër të lartë.
Chromebook Pixel është i disponueshëm në dyqanin Google Play dhe do të fillojë shpërndarjen për shitje në prill të këtij viti. Laptopi ka ekran me prekje 12.85 inç me Gorilla Glass.
Rezolucioni është 4.3 milionë pixels, që përkthehet në 239 pixel per inch. (një laptop i zakonshëm Windows ka pothuajse gjymën e këtij rezolucioni; teknikisht laptopi ia kalon edhe Macbook Retina.)
Chromebook Pixel vjen në versione, të dyja me procesor Intel Core i5. Modeli i thjeshtë ka vetëm Wi-Fi, ndërsa ai më i shtrenjtë mund të lidhet në SHBA edhe me rrjetin super të shpejtë LTE të Verizon.
Sipas Google, bateria zgjat 5 orë. Pajisja ka të instaluar QuickOffice në shfletues si dhe ka një vend për kartë SD për ngarkimin automatik të fotove në Google+.
Çmimet janë:
1299 $ për versionin vetëm me Wi-Fi
1449 $ për versionin me Wi-Fi + LTE
Gjithsesi, Google theksoi se laptopi nuk është për të gjithë, në kuptimin që i dedikohet më tepër përdoruesve që “jetojnë në cloud.” (PCWorld Albanian)
EDITOR
12 years ago
previous article
Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit
next article
Kur mungon një xhami
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago