Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje SHBA-ve për deportimin e Fethullah Gylenit, i cili ka jetuar në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani që nga viti 1999.
Gyleni, i cili kryeson një nga grupet më me ndikim në Turqi- Lëvizja Hizmet, akuzohet për ngritjen e një shteti paralel duke përdorur ndikimin që ka në gjyqësorin turk. Ai u mundua për të larguar kryeministrin Erdogan përmes një operacioni kundër ryshfetit, i cili ishte kurdisur.
Duke folur në një intervistë për Bloomberg TV, Erdogan tha se Gyleni dhe pasuesit e tij duhet të dorëzohen tek autoritetet turke.
“Është e trishtueshme për ne që të shohim një grup të tillë”, tha ai, duke shtuar se Turqia kishte pritje më të mira nga kjo lëvizje.
Një numër i burokratëve të lartë, aleat të qeverisë së bashku me bijtë e ministrave, u arrestuan më 17 dhjetor nën akuzat për korrupsion dhe mitmarrje. Koha e akuzave ishte një goditje për AK-në e Erdoganit, pasi vinte vetëm tre muaj para zgjedhjeve lokale.
Megjithatë, Erdogan menjëherë filloi një operacion duke spastruar gjyqësorin, forcën policore dhe madje edhe duke riorganizuar kabinetin e tij.
E javët në vijim që qonin në zgjedhjet lokale, u zbuluan disa skandale lidhur me të ashtuquajturin “shtet paralel”, kur u kuptua se qindra mijëra qytetarë turq, nga presidenti Abdullah Gul e deri te zyrtarët e sigurisë janë spiunuar dhe përgjuar.
Skandali arriti kulmin vetëm disa ditë para zgjedhjeve lokale kur një audio nga një takim midis ministrit të jashtëm Ahmet Davutoglu dhe shefit të inteligjencës turke Hakan Fidan, ku flitej për veprime ushtarake kundër kërcënimeve në Siri.
Asnjë nga këto nuk ishte e mjaftueshme për të humbur besimin në partinë AK. Në fakt, Partia AK pa një rritje të konsiderueshme në votat e tyre duke siguruar një fitore të qartë ndaj rivalit kryesor politik, Partisë Popullore Republikane (CHP). /mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Ndodh edhe kjo: Gruevski merr më shumë vota se partitë shqiptare në Kosovë e Shqipëri (FOTO)
next article
Gjyshja që mëson Kuranin përmendësh
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago