Në kampin e refugjatëve të ngritur në Gaza, jeton dhe një gjyshe shtatëdhjetë vjeçare. Vitet e shumta që mban mbi supe dhe hallet e panumërta, nuk kanë qenë pengesë që edhe në këtë moshë, ajo të mësojë shkrim e këndim. E gjitha kjo, sepse i kishte vënë vetes si qëllim që të mësojë përmendësh të gjithë Kuranin. Në fakt, ia arriti.
Personi i parë që u ndikua nga Umu Xhemil, ishte pikërisht djali i saj i madh, i cili është i martuar dhe me fëmijë. Duke parë progresin e të ëmës, ai i hyri edhe vetë të mësojë përmendësh Kuranin dhe ia arriti. Madje, u bë dhe mësues për të tjerët.
Gjyshja dhe babai, motivuan Meleka 15 vjeçare që të mësojë dhe ajo Kuranin përmendësh, duke e rritur numrin e hafizëve në tre brenda të njëjtës familje.
Çdo ditë, tre hafizët e familjes bashkë me pjesëtarët e tjerë, ulen në oborr dhe recitojnë Kuran së bashku, duke lënë pas shpine hallet dhe vështirësitë e jetës në Rripin e Gazës. Teksa i sheh duke lexuar Kuran, ata sikur të thonë:”Mos e braktisni Librin tek i cili varet krenaria dhe dinjiteti juaj!” /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
Erdogan kerkon ekstradimin e Gylenit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago