Faila Pashic Bishic, pas studimeve te larta akademike, ka marr pjesë në shumë konferenca me karakter lokal e ndërkombëtar, si dhe misione humanitare edhe jashtë Sllovenisë, si në Bruksel, Gjenevë dhe Kosovë.

Pashic-Bishic është kandiduar në zgjedhjet evropiane me insistim të eurodeputetit Jelko Kacin, raportues i PE-së për Evropën juglindore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Faila Pashiç Bishiç ka lindur në Jesenice, Slloveni, në një familje myslimane që kishte emigruar nga Bosnja .
Pavarësisht duke u trajtuar si i huaj , ajo arriti të fitojë një edukim të mirë.
Faila Pashic Bisic ka themeluar një OJQ për bamirësi, me qëllim të arritjes së grupeve të ndryshme të njerëzve, të rriturit dhe fëmijët, thuhet ne faqen zyrtare të faqes së Bashkimit Evropian në Bruksel, duke folur për sukseset dhe synimet e myslimanes nga Sllovenia.
”Unë kam mundësi të rralla për të thënë atë që unë jam. Njerëzit shohin gratë myslimane vetëm nëpërmjet prezantimeve “stereotipike” të medias . Standardet e dyfishta janë gabim, ato shkaktojnë shumë padrejtësi dhe luftimi i këtyre paragjykimeve është misioni im kryesor”, citohet të ketë thënë Bishic. /Telegrafi/