Turqia e feston ditëlindjen e profetit Muhamed a.s sipas kalendarit diellor dhe i gjithë vendi përfshihet nga aktivitete nga më të ndryshmet në muajin Prill. Ndërkohë, mevludi në vendet e tjera islame festohet sipas kalendarit hënor.
Me mijëra qytetarë turq grumbullohen në sheshe të ndryshme të qyteteve dhe marrin pjesë në aktivitetet që zhvillohen për këtë ditë.
Këtë vit, festimi i ditëlindjes së Profetit a.s u zhvillua nën moton “Vëllazëria” e cila konsiderohet një nga vlerat që solli profeti Muhamed a.s dhe që respektohet nga mbarë myslimanët e botës.
Historiani turk Nizamudin Ibrahim Oglu, thotë se festimi i ditëlindjes së Profetit a.s sipas kalendarit diellor është një traditë e hershme, e cila ka nisur që nga koha e mbretit Muzaferudin Turkmani, i cili kishte nën sundim vilajetin e Arbil në Irak, pas rënies së dinastisë selxhuke. Për herë të parë ai festoi ditëlindjen e Profetit a.s në vitin 1190.
Oglu, u shpreh për Alxhazira se data 20 prill mbeti si datë e festimit të mevludit në Turqi gjatë periudhës republikane, pasi vetëm Profeti a.s ka lindur me datë 20 prill të vitit 571, sipas kalendarit diellor.
Të gjitha sektet, etnitë dhe xhematet e ndryshme në Turqi, bashkë me partitë politike, janë dakorduar që kjo datë të jetë data në të cilën festohet ditëlindja e profetit Muhamed a.s.
Në përkujtim të ditëlindjes së profetit Muhamed a.s, organizohen shumë aktivitete të ndryshme. Fillimisht, festa fillon me lexim të Kuranit, shkëmbime urimesh, vizita mes të afërmve, vajtje në xhami ku flitet mbi jetën e profetit Muhamed a.s, salavate, shpërndahen libra, ofrohen ëmbëlsira etj…
Që nga viti 1989, vetë enti i çështjeve fetare turke, merret me organizimin e mevludit ku çdo vit caktohet një moto për promovimin e vlerave që solli Profeti a.s. /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
Dilema: A e ka bërë pasuria Katarin të lumtur?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago