Një konflikt shpërtheu në mes të palestinezëve lokal dhe forcave okupuese izraelite në qytetin e Vjetër të Al-Quds (Jerusalem), të enjten pasi një grua palestineze dhe vajza e saj adoleshente u sulmuan nga trupat.
Umm Kalawoon al-Tawil dhe vajza e saj 15-vjeçare Layla u rrahën brutalisht nga forcat izraelite, të cilët zvarritën ato nga shtëpitë e tyre në një shesh lojrash.
Sipas dëshmitarëve okularë, izraelitët vazhduan ta rrahin gruan e  vjetër derisa asaj i ra të fikët.
Banorët vendas pastaj dolën për t’u përballur me izraelitët, duke shkaktuar një përleshje fizike me palestinezët, ndërkohë që Umm Kalawoon al-Tawil u dërgua në spitalin Al-Maqadis./mesazhi/