Zyrtarët afganë thonë se deri në 2,500 njerëz supozohet të kenë vdekur nga rrëshqitja e dheut në provincën Badakshan të Afganistanit.

Guvernatori Shah Valiullah Adeen ka thënë se viktimat janë të varrosura nën së paku 10 metra baltë.
“Nuk besoj se mund të ketë të mbijetuar”, ka thënë ai, transmeton Rel.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se fokusi tani është në më shumë se 4,000 njerëz të zhvendosur pas katastrofës së 2 majit.
Departamenti Kombëtar për Katastrofa i Afganistanit ka thënë se ka rrezik për rrëshqitje të tjera të dheut në zonë.
Rrëshqitja e dheut ka ardhur si pasojë e shirave të dendur që kanë goditur pjesën veriore të Afganistanit në javët e fundit. /Telegrafi/