Një kishë do të ngrihet pranë Liqenit të Smillkovcit në periferi të Shkupit, në vendin ku u vranë 5 të rinjtë maqedonas më 13 prill të vitit të kaluar. Bashkësitë lokale të fshatrave Stajkovë, Smillkovcë, Creshevë dhe Viniçe, në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës, kanë marrë pëlqimin e ngritjes së kishës, edhe nga Kishës Ortodokse Maqedonase. Kisha, siç bëhet e ditur, do të jetë 150 metra katrorë, me një hapësirë parkimi prej 6 mijë metrash katror. Në shenjë përkujtimi të 5 viktimave, në oborrin e Kishës do të vendosen 5 pisha gjigante.
“Shprehim falënderim së pari, tek të gjithë ata që ndërmorën këtë iniciativë, sepse mendojmë se ky vend duhej të shënohet. Sepse fëmijët që humbën jetën këtu, në mesin e tyre edhe vëllai im, janë viktima të pafajshme”, u shpreh Aco Stefanovski, vëlla i viktimës“Krishterimi ka qenë i përndjekur, dhe të vetmen liri për t’u lutur në emër të zotit të tyre, krishterët e kanë pasur vetëm në vendin ku kanë rënë viktimizua, në vendet ku kanë qenë varrosur, pasi kanë humbur jetën për shkak të besimit të tyre. Ajo ngjarje për fat të keq po përsëritet edhe në kohën tonë. Pikërisht viktimat e vitit të kaluar. Gjaku i atyre 5 të rinjve të pafajshëm, na ka mbledhur për të vënë gurthemelin e Kishës”, tha Zoti Zoti Stefan.
Vrasja e të rinjve ndodhi më 13 prill. Për më shumë se 1 muaj, policia vijoi me një aksion policor, duke arrestuar dhjetëra shqiptarë. Disa prej tyre, në mungesë të dëshmive, u liruan ndërkohë që ndaj 6 personave, ka nisur tashmë procesi gjyqësor.