Ambasada e SHBA-së në Shkup ka incizuar një video me disa gazetarë të punësuar në sektorin per marrëdhënie me publikun në këtë përfaqësi diplomatike, të cilët shprehin dëshpërim nga gjendja e mediave në Maqedoni.
Videoja quhet “123” që nënkupton pozitën e Maqedonisë sipas Indeksit të mediave të lira, të cilën çdo vit e publikon organizata “Reporterë pa kufij”.
Në video shprehet pakënaqësia e gjendjes aktuale dhe potencohet se në 2009, Maqedonia ishte në vendin e 34 dhe për pesë vite ka rënë për 80 vende.
Video është produksion i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, të cilin mund ta gjejmë edhe në youtube. Tani është koha për ndryshime, për ndryshime pozitive, është mesazhi i videos.
Sipas gjendjes së mediave të lira, Maqedonia është më së keqi në krahasim me shtetet në rajon. Ajo iu është bashkangjitur vendeve si Afganistani, Kongo, Kolumbia, Sudani etj.
EDITOR
11 years ago
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
16 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
16 hours ago