Slloveni Matic Skube ka dalë fitues i garës së sllallomit të madh, e cila në kuadër të Kupës së Sharrit u zhvillua sot në Kodrën e Diellit.
Skube deri tek fitorja erdhi me kohën 2 minuta 5 sekonda e 58 të qindtat. Pas tij u rendit kolegu i tij nga kombëtarja sllovene Miha Kerner, përderisa pozita e tretë ishte rezervuar për bullgarin Nikolla Çongarov. Kohën më të mirë nga rrëshqitësit e Maqedonisë, e shënoi Dardan Dehari. Ai pasi kohën e përgjithshme 2 minuta 9 sekonda e 76 të qindtat.
Garat në edicionin e 40 të Kupës së Sharrit do të vazhdojnë nesër, kur në program do të jenë garat e sllallomit dhe më pas do të mësojmë edhe fituesin e përgjithshëm të kësaj gare.