Një libër (broshurë) i veçantë udhëzues është botuar në Brazil për tifozët muslimanë për Kupën e Botës  ‘Brazil 2014’
I titulluar “Selam Brazil”, broshura ka 32 – faqe është botuar nga Bashkimi i Shoqatave Islamike të Brazilit në bashkëpunim me ambasadën e Omanit në këtë shtet në Amerikën e Jugut.
Kryetari i Bashkimit të Shoqatave Islamike të Brazilit, Muhammed Husein el- Zukbi tha se broshura i ofron tifozëve myslimanë adresat e qendrave islame, xhamive, restorantet hallall dhe qendrat argëtuese për aktivitete, aktivitete të cilat janë në përputhje me ligjet e Sheriatit Islam.
Ai tha se broshura, gjithashtu, përmban një histori të shkurtër të pranisë së Islamit në Brazil dhe për kulturën e muslimanëve brazilianë.
Sipas  Muhammed Al- Zukbi, kopjet e  broshurës “Selam Brazil” janë ofruar pranë të gjitha linjave ajrore në vendet islame dhe arabe që do të shpërndahen në mesin e udhëtarëve muslimanë që udhëtojnë për në Brazil .
Algjeria, Republika Islamike e Iranit  dhe Bosnja e Hercegovina janë shtete muslimane  ekipet e futbollit të këtyre shteteve do të jenë të pranishme në  Kupën e Botës -FIFA 2014.
Gjithashtu, një numër i ekipeve të tjera, duke përfshirë Francën, Bregun e Fildishtë dhe Kamerunin kanë lojtarë muslimanë.
Kupa e Botës –FIFA 2014 do të fillojë me një ceremoni më 12 qershor. Ndeshja e hapjes do të jetë në mes Brazilit dhe Kroacisë, ditën e premte më 13 qershor 2014.
Një total prej 32 ekipeve të ndara në tetë grupe do të konkurojnë për trofenë e lakmuar të Kupës së Botës në Brazil.
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI