Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli, ka pritur në takim një delegacion nga Asambleja Konsultative e Arabisë Saudite i përfaqësuar nga Komisioni Parlamentar i Miqësisë Arabi Saudite-Kosovë.

 
Delegacioni i prirë nga Abdullah Hamoud Al Harbi, kryetar i komisionit është shprehur i interesuar për gjetjen e mundësive për të investuar në Kosovë.
Me këtë rast Ministri Ismajli e ka informuar delegacionin arab për mundësitë e investimeve, në veçanti në fushat e energjisë, minierave dhe telekomunikacionit, fusha këto që mbulon MZHE-ja.
Gjithashtu, ministri Ismajli ka informuar delegacionin për hapat që institucionet e vendit kanë ndërmarr për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime në Kosovë.
Ndërsa, nga ana e tij, kryesuesi i delegacionit Abdullah Hamoud Al Harbi është shprehur se pas analizës së situatës dhe informacioneve të marra nga vizita në Kosovë do të rikthehen me ide konkrete për investime në Kosovë.
Të dyja palët janë shprehur të gatshme që në të ardhmen të rrisin bashkëpunimin dhe të konkretizojnë këtë bashkëpunim me projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.
Delegacioni i lartë nga Arabia Saudite është duke realizuar një turne nëpër vende të ndryshme të rajonit për të parë mundësitë për investime./Telegrafi/