Një studim britanik i kohëve të fundit, tregoi një rritje të theksuar të numrit të myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar përgjatë gjashtë viteve të shkuara, ku myslimanët janë rritur me 37%, ndërkohë që numri i xhamive ka mbërritur në 1500. Instituti britanik Gatestone, thekson se konvertimi në islam në UK bëhet në mënyrë të rregullt, ku me qindra anglezë konvertohen në myslimanë çdo muaj.
Si në burgje, ashtu dhe në shkolla, konvertimi në mysliman është shndërruar në një fenomen.
Gjatë një vizite të një ekipi nga Alxhazira nëpër xhamitë dhe qendrat islame në UK, u vu re prania e një numri të madh fëmijësh dhe të rinjsh anglezë të konvertuar në myslimanë.
Gazetarët u takuan me vajzën e Loren Both, motrën e bashkëshortes të ish kryeministrit Blair, e cila ka përqafuar islamin. Aleksandra është 12 vjeçe dhe ka përqafuar islamin gjatë Ramazanit të shkuar. Ajo tregon se falet dhe lutet me mamin e saj, duke shtuar se e ëma ndihet më qetë që kur ka përqafuar islamin.
Aleksandra thotë se e ëma e merr me vete në konferenca dhe seminare të ndryshme rreth islamit, gjë e cila e ka ndihmuar ta njohë më thellë këtë fe dhe vetë myslimanët. Ajo shprehet se ka mësuar dashurinë për Zotin dhe se shqiptimi i shehadetit ka qenë një moment magjik për të, gjë e cila e ka bërë të ndihet e qetë. Ajo shton se kur e ka shqiptuar shehadetin, ka marrë frymë thellë dhe i është dukur sikur fluturon. “Yes, I did it, I did it!” thotë Aleksandra.
Katërmbëdhjetë vjeçari Xhorxh Rendef me origjinë në Suedia, tregon se i dëgjonte debatet rreth islamit, por nuk u kishte kushtuar kurrë vëmendje. Ai tregon se i pëlqenin minaret më parë dhe se interesi për islamin i kishte ardhur pasi i ati kishte kaluar me punë në Abu Dhabi. Ai thotë se jeta e tij kishte ndryshuar që kur kishte vënë re lidhjet e forta mes familjeve dhe respektin që tregohej për farefisin.
“Kam qenë i dhënë pas fotografimit dhe më pëlqente të fotografoj dhe minaret. Kur kam dëgjuar për herë të parë ezanin, më pushtoi një ndjesi e çuditshme. E pyeta babain për këtë dhe ai më tha se është diçka momentale, por që nuk e shoi kureshtjen time. Pyeta kolegun tim në klasë Abdullahun dhe ai më ndihmoi që të kuptoj më shumë rreth islamit, duke kërkuar të dy në internet. Vendosa të përqafoj islamin dhe ua thashë dhe prindërve, të cilët nuk më kundërshtuan, por më kërkuan që thjesht të thellohem pak më shumë. Një muaj më parë pranova islamin në Londër.”
Shela 15 vjeçare tregon se islami është dashuria e vërtetë dhe se ai:”Nuk është një gotë që ngrihet me fund, as një moment pasioni i shthurur dhe as një qese drogë e cila shitet rrugëve.” /ardhmeriaonline/