Është fakt tashmë që nxënësit e medrese në Shqipëri kanë korrur suksese të shumta në konkurset ndërkombëtare.
Medalja më e fundit është ajo e argjendit të marrë në Shtetet e Bashkuara. Olimpiada Ndërkombëtare e Projekteve Inxhinierie e Mjedisore për energji botërore të qëndrueshme (I-SËEEP 2014) u zhvillua në Houston, Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë datave 28 prill deri më 4 maj, teksa u paraqitën mbi 380 projekte të 70 vendeve të ndryshme të botës.
Nxënësit e Medresesë “Hafiz Ali Korça” në Kavajë, Julian Ostaku dhe Donald Tafa së bashku me mësuesin e tyre Salih Ergun ja arritën që të fitojnë medalje argjendi në konkursin e rëndësishëm ndërkombëtar I-SWEEEP 2014 të organizuar në Huston,SHBA. Medreseja e Tiranës u paraqit në kategorinë mjedisore me projektin “Metoda të reja për reduktimin e depërtimit të radiacionit ”, i përgatitur nga nxënësit Erald Fezullau dhe Erion Rika.
Nxënësit e mësipërm, të drejtuar e ndihmuar nga mësuesi i fizikës Z. Dorian Burrnazi dhe të mbështetur nga drejtoria e Medresesë fituan vendin e tretë dhe u nderuan me medalje bronzi. /Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Një nga fotot më të fuqishme të luftës së Kosovës
next article
Disa fakte që nuk i keni ditur më parë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago