Radio Kur’ani e Marokut është zgjedhur si radio-stacioni më popullor në këtë vend të Afrikës së Veriut.
Sipas faqes së internetit le360, më shumë se 17 për qind e marokianëve i kanë dëgjuar programet e radio Kur’anit në tremujorin e parë të vitit 2014.
Për dëgjueshmërinë e tij, stacioni  Radio Kur’ani është shpallur Radio-stacioni më popullor në Maroko në tre muajt e parë të këtij viti.
Radio FM doli e dyta në popullaritet, me 16 për qind e marokianëve që e dëgjojnë atë.
Gjashtë nga dhjetë marokianë të moshës 11 dhe mbi të e dëgjojnë radion çdo ditë këtë radio, thonë statistikat.
Maroku është një vend islamik, ku afërsisht 99 për qind e popullsisë është myslimane.
 
    Përktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovë