Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) dënon shqetësimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme që po i bëhen familjes Zeqiri nga Radishani i Shkupit, përfshi këtu edhe aktin më të fundit vandal dhe terrorist të gjuajtjes së bombës në shtëpinë e kësaj familje shqiptare.
Shprehim indinjatën tonë në lidhje me pasivitetin absurd që po manifestojnë organet e rendit, të cilat po tregohen të shurdhëra ose të paafta për zbardhjen e këtij rasti. Urojmë që të mos ketë nevojë të ndodhë ndonjë e keqe edhe më e madhe, në mënyrë që Ministria e Punëve të Brendshme të vetëdijësohet për nivelin e detyrës dhe përgjegjësive që ka për mbrojtjen e pasurive dhe jetëve të qytetarëve.
Në këtë drejtim, kërkojmë një angazhim më pragmatik dhe më serioz edhe të faktorit ndërkombëtar dhe të subjekteve politike shqiptare, posaçërisht të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe funksionarëve të saj, si pjesë e qeverisë së kaluar dhe të kësaj që është në formim e sipër.
Sektori për Marrëdhënie Publike pranë QMBI
Reagim i QMBI-së në lidhje me sulmet e vazhdueshme ndaj familjes Zeqiri në Radishan të Shkupit
EDITOR
11 years ago
previous article
Shtëpia lëvizëse 1 milion dollarëshe (FOTO)
next article
Gruaja muslimane kandidon për Kongresin e SHBA
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
1 day ago