Kreu i Këshillit Kombëtar Boshnjak në mandatin teknik, Esad Xhuxheviq ka paralajmëruar se pjesëtarët e popullit boshnjak do të heqin nga mbiemrat e tyre prapashtesat “iq” dhe “viq”.
Xhuxheviq tha për gazetën lokale të Sanxhakut se boshnjakëve këto prapashtesa iu janë shtuar dhunshëm nga viti 1912, prej se Sanxhaku atëbotë u fut në përbërje të Serbisë dhe të Malit të Zi.
Ai shtoi se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë kombëtar me rëndësi të jashtëzakonshme.
Xhuxheviq e dha këtë deklaratë me rastin e shënimit të 11 majit, Ditës së flamurit boshnjak.
Boshnjakët në Sanxhak kanë dy këshilla kombëtarë, njëri me të cilin kryeson Xhuxheviq, dhe tjetri i afërt me myftiun Muamer Zukorliq, raporton lajmi.net.
EDITOR
11 years ago
previous article
Kryeministri turk Erdogan, 4 orë nëntokë për të shpëtuar minatorët
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago