Një grua greke me shami është e para kandidate myslimane që do të përfaqësojë vendin e saj në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian, duke shpresuar për të parandaluar diskriminimin anti – mysliman dhe për të siguruar barazi për minoritetin fetar musliman.
“Unë kam qenë e emëruar nga Partia e Gjelbër EKO Greke, partia ekologjike politike e cila është anëtare e Partisë së Gjelbër Europiane – parti e cila pasqyron mendimet e mia , ” tha Anna Stamou, një ish- mësuese e jogës dhe tani një politikane aktiviste, për Agjencinë Anadolu në një intervistë ekskluzive të mërkurën, më 7 Maj 2014.
E nominuar nga Partia e Gjelbër e Greqisë, Anna Stamou është kandidatja e parë e mbuluar me shami në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që do të mbahen më 25 maj 2014.
Nëse zgjidhet, ajo do të jetë anëtarja e parë myslimane e mbuluar me shami në Parlamentin Evropian.
Duke qenë e diplomuar për menaxhimet dhe biznes, edhe mësuese, trajnere e jogës, jeta e saj si një politikane ka filluar pasi e pranoi fenë Islame në moshën 30 vjeçare.
Anna Stamou thotë se ajo ka lindur në një familje krishtere-ortodokse, por ” në Islam gjeti përgjigjet e pyetjeve të saj “, pasi kishte hulumtuar, studiuar për vite të gjitha fetë.
Që nga dita që e përqafoi fenë Islame, ajo jeton një jetë sipas udhëzimeve islame, gjithashtu, ajo është përgjegjëse për marrëdhëniet publike në Shoqatën Muslimane të Greqisë dhe është gruaja e kryetarit të Shoqatës Muslimane të Greqisë.
Kandidatët grekë do të garojnë për 21 vende në Parlamentin Evropian gjatë Zgjedhjeve Europiane që do të mbahen më 25 maj 2014, të cilat përkojnë me zgjedhjet lokale në Greqi.
Numri i vendeve të ndara për Greqinë ka rënë nga 22 në 21 vende, si rezultat i ricaktimit të vendeve në Parlamentin Evropian në vitin 2013.
Në zgjedhjet e vitit 2009, Partia e Gjelbër e Greqisë fitoi vetëm një vend në Parlamentin Evropian, pasi fitoi 3.49 për qind të votave.
Jeta e barabartë për myslimanët
Duke bërë karrierë politike, myslimania e mbuluar shpreson për t’i shërbyer vendit të saj dhe të garantojë jetën e barabartë për komunitetin musliman.
“Ajo që më tërhoqi mua në politikë është objektivi im për të garantuar një jetë për muslimanët në Greqi me të drejta të barabarta sikur të shtetasëve të tjerë grekë me të gjitha mjetet , ” thotë ajo.
Duke u mbuluar me shami, ajo tha se emërimi i saj për një vend në Parlamentin Evropian është pjesë e luftës kundër çdo diskriminimi të njerëzve që bëhet për shkak të paraqitjes së tyre.
Stamou shtoi se çdo qytetar duhet të bëjë diçka për vendin e tyre.
“Unë do të ushtrojë të gjitha përpjekjet e mia për të siguruar që myslimanët nuk e konsiderojnë veten e tyre si pakicë në Greqi , ” tha ajo .
“Nëse unë zgjedhem në Parlamentin Evropian, unë do të luftoi për të drejtat e barabarta për muslimanët dhe parandalimin e diskriminimit ndaj muslimanëve.”
Për më tepër, ajo shpalosi planin e saj për të punuar në drejtim të njohjes së myslimanëve grekë si qytetarë dhe përmbushjen e përgjegjësive të vendit në drejtim të tyre.
Të ndërtohet një xhami në Athinë, i vetmi kryeqytet evropian pa një xhami, është, gjithashtu, një përparësi kryesore.
“Mesazhi im për muslimanët grekë është që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e votimit për Parlamentin Evropian dhe të gëzojnë të drejtat e tyre për të zgjedhë dhe të zgjidhen pa pasur frikë që zëri i tyre të bie në vesh të shurdhër,” shtoi ajo .
Muslimanët përbëjnë rreth 1.3 për qind prej 10.7 milion banorëve të Greqisë.
Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI
Burimi: On Islam
EDITOR
11 years ago
previous article
SUBHANEKE
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago