Burime nga i Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë kanë deklaruar se mbi 50 anëtarë të tij të lartë nga vende të ndryshme janë duke u përgatitur për të nxjerrë një fetva kundër Britanisë në rast se qeveria merr masa kundër Vëllazërisë Myslimane. Një komisioni të emëruar nga kryeministri David Cameron i është dhënë detyra për të hetuar lëvizjen.
Burimet thanë gjithashtu se fetvaja do të bëjë thirrje për bojkotimin e mallrave dhe shërbimeve britanike, si dhe do t’u bëhet thirrje turistëve arabë të mos udhëtojnë në Britani.
Ata që bëjnë përgatitjen e fetvas shpresojnë se mijëra dijetarë islamikë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe ata në Perëndim, do ta nënshkruajnë atë, duke lejuar që opinioni ligjor të arrijë të përmbledh një grup të madh të myslimanëve.
Në fillim të prillit, Cameron urdhëroi formimin e një komisioni të përbërë nga oficerë nga shërbimet e inteligjencës për të hetuar pretendimet e promovuara nga qeveria egjiptiane se Vëllazëria Myslimane është e përfshirë në akte terroriste. Qeveria britanike do të marrë një vendim lidhur me Vëllazërisë bazuar në raportin e përgatitur nga komisioni, i cili pritet që të lëshohet deri në fund të qershorit.
Vlen të përmendet se në qoftë se një bojkot ndaj Britanisë dhe mallrave të saj bëhet thirrje përmes fetvas, kjo do të ndikojë se numri i madh i vizitorëve arabë që vizitojnë Britaninë do të bie dhe ata do të zgjedhin të shkojnë diku tjetër. Përveç kësaj, marrëveshjet e biznesit mes Britanisë së Madhe dhe vendeve të Gjirit, të cilët konsiderohen një nga partnerët më të rëndësishëm të Britanisë, mund të preken nëse mallrat britanike do të bojkotohen dhe kërkesa për to bie./mesazhi/