Më 15 maj 2014, Shoqata Edukative “Vllaznia” solemnisht hapi fushatën nën moton “Shpëto ëndrrat, lehtëso jetën!”
Fushata në fjalë organizohet përgjatë javës së jetimit, dhe do të zgjasë 7 ditë, që nga 15 deri më 21 maj 2014.
Në hapjen solemne të fushatës prezentuan mysafirë, mediat, donatorë e miq të Shoqatës, si dhe jetimët për të cilët përkujdeset Sh.E. “Vllaznia”.
Fjalë përshëndetëse kishte kryetari i sapozgjedhur i SH.E. “Vllaznia”, z. Milazim Mustafa, i cili para të pranishmëve paraqiti programin e kësaj shoqate, punën me jetimët si dhe aktivitetet e fushatës së sapo filluar.
“Sh.E.Vllaznia me hapa të sigurtë po ecën në dekadën e dytë të themelimit të saj. Gjatë kësaj periudhe kemi realizuar një sere projektesh të ndryshme duke tentuar që të prekin dhe mbulojmë pikat më të ndjeshme dhe më të nevojshme në shoqërinë tonë. Ajo që e bën karakteristike punën e Sh.E.Vllaznia është se përveç karakterit humanitar në vete ka edhe atë edukativ me qëllim të aftësimit të jetimëve dhe familjarëve të tyre, por edhe fëmijëve tjerë që sa më të përgatitur të ballafaqohen me sfidat që i sjellë jeta”.
Në vazhdim, z. Mustafa njoftoi se kjo fushatë është pjesë e fushatës java e jetimit në nivel republikan, ku në qytetet tjera e realizon OH. Kalliri i Mirësisë, kurse fushata në Kumanovë realizohet nga SH.E.Vllaznia.
Poashtu fjalë rasti kishte edhe mysafiri nga Presheva, kryetari i Forumit Rinor Islam Preshevë, z. Bejtulla Veseli, i cili fillimisht shprehi falenderime për ftesën dhe pastaj uroi për punën e fushatës.
Fjalëve përshëndetëse u parapriu një monolog me titullin “Shpëto ëndrrat, lehtëso jetën!”
Poashtu, pjesë e programit ishte edhe promovimi i video-reklamës “Heshtje e dëgjuar”, e cila është përgaditur enkas për fushatën në fjalë.
Programi u përmbyll me një koktej modest që u shtrua për mysafirët.
Në fund, kryetari, z. Milazim Mustafa, u prononcua për mediat, duke sqaruar kështu për opinionin publik për rrjedhën e fushatës.
EDITOR
11 years ago
previous article
Namaz, lutje dhe lexim Kurani për viktimat e minierës në Turqi
next article
Të lëndosh dikë me mirësitë e tua!
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
5 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
5 hours ago