Një vajzë 23 vjeçare ka vdekur dje në mëngjes në Athinë, pasi mbeti e bllokuar në makinën e saj nga ujërat që përmbytën kryeqytetin grek.
23 vjeçarja vdiq në kohën e stuhisë paradite në Athinë, kur makina e saj mbeti e bllokuar në një gropë me ujë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marusi-Halandri 52”.
Shoferët që ndodheshin pranë arritën ta nxjerrin vajzën nga makina në gjendje të fikëti dhe e nisën në spital, por ishte tepër vonë, sepse ajo ndërroi jetë para se të mbërrinte aty. Sipas informacioneve paraprake, vdekja e saj mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak.
Ndërkohë, kryeqyteti i Athinës është përmbytur sot, ndërsa banorët flasin për një rrebesh që nuk është parë ndonjëherë.
Pamjet tregojnë edhe një grua që për pak përfundon tragjikisht, ndërsa ishte në tavanin e parlamentit grek.
Shërbimet e emergjencës kanë marrë mbi 900 telefonata nga banorët që u janë përmbytur shtëpitë.

2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14