Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) shpreh keqardhje të thellë me rastin e vrasjes së djeshme të maturantit të ri maqedonas nga lagja Gjorçe Petrov e Shkupit. Për më shumë nëse kihet parasysh edhe arsyeja banale e cila po qarkullon në opinion, e cila i ka paraprirë këtij akti mizor. Në këtë drejtim, apelojmë deri te organet kompetente që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit deri në fund dhe dorasi tw merr dwnimin e merituar.
Por, QMBI gjykon ashpër edhe sjelljen vandale të huliganëve maqedonas, të cilët, kinse të revoltuar nga kjo ngjarje tragjike, shkatërruan dhe dogjën pronat dhe pasuritë e njerëzve të pafajshëm, duke i dhënë kësaj tragjedie një konotacion krejt tjetër dhe duke manifestuar edhe njëherë urrejtjen patologjike ndaj elementit shqiptar.
Duke pasur parasysh këtë, kërkojmë nga organet e rendit që të bëjnë maksimumin e mundshëm për ta ruajtur qetësinë dhe stabilitetin në vend, për të mbrojtur pasurinë dhe jetën e njerëzve të pafajshëm, si dhe të ndërmarrin të gjitha masat e duhura ligjore kundër atyre që u munduan t’i japin karakter ndëretnik vdekjes së të riut maqedonas dhe sulmuan qytetarët e pafajshëm shqiptarë të Gjorçe Petrovit dhe më gjerë.
Vrasjet e kësaj natyre nuk duhet të marrin konotacione etnike, sepse ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, sikur që ishte vrasja e nxënësit shqiptar në oborrin e shkollës së mesme ndërtimore “Zdravko Cvetkoski”, në prill të vitit 2011, nga dorasi maqedonas.
Kriminaliteti nuk njeh gjuhë a përkatësi kombëtare, prandaj edhe në këtë mënyrë duhet trajtuar nga shoqëria, kurse kryerësit e veprave të tilla nuk duhet identifikuar me një popull të tërë.
Prandaj, QMBI apelon deri te të gjithë qytetarët, që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bëhen pre e provokimeve të njerëzve të ligë, por t’u japin përparësi organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre si duhet.
– See more at: http://albtime.com/index.php/lajme/maqedoni/19809/qmbi-reagon-ashper-per-sjelljen-e-huliganeve-maqedonas#sthash.Wui7Yz88.dpuf
EDITOR
11 years ago
previous article
10 milion kopje të Kur'anit do të publikohen në Katar
next article
Emri më i gjatë në botë … me 116 fjalë
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago