Ambasada Turke në Banxhul, Gambi, të enjten i ka dorëzuar mbi 10.000 kopje të Kur’anit në Këshillin e Lartë Islam të Gambisë ( GSIC ), në një ceremoni të mbajtur në Zyrën e Këshillit Qendrorë në Kanifing.
Duke folur në këtë ceremoni, ambasadori i Turqisë, Ergin Soner,  tha se ishte shumë i lumtur që është në shoqëri me anëtarët e Këshillit të tillë të shquar Islam.
Ai tha se Këshilli Islamik në Gambi dhe Këshilli Islamik i Turqisë janë të njëjtë, duke shtuar se kjo vepër do të shtojë forcimin e marrëdhënieve mes të Gambisë dhe Turqisë .
Sipas ambasadorit, unë jam në Gambi jo vetëm në një mision politik, por edhe në forcimin e marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve.
Ai falënderoi Këshillin e Lartë Islamik, duke thënë se ai shpresonte se kopjet e Kur’anit të Shenjtë do të shpërndahen për ata që me të vërtetë kanë nevojë për to.
“Kam sjellë me vete 10 mijë kopje të Kur’anit dhe unë shpresoj se do të arrijnë te njerëzit e duhur, ” tha ai .
Alhaxhi Momodou Lamin Touraj, Kryetari i Këshillit të Lartë Islamik, falënderoi ambasadorin dhe delegacionin për gjestin e tyre,  duke thënë se në emër të Këshillit të Lartë Islamik jeni të mirëseardhur të gjithë!
Kryetari i Këshillit të Lartë Islamik të Gambisë (GSIC) tha se ky është takimi i parë që kur është zgjedhur Këshilli i Ri  dhe të gjithë anëtarët e Këshillin janë mirënjohës për një dhuratë e tillë.
Ai shtoi se ata, gjithashtu, shprehin falënderimet e tyre për Qeverinë e Turqisë për mbështetjen e tyre për Këshillin e Lartë Islamik të Gambisë.
Kopjet e Kur’anit do të shpërndahen nëpër xhami, mektebe dhe medrese, tha ai.
“Unë ju siguroj se këto kopje të Kur’anit të Shenjtë do të shpërndahen në vendet e duhura, në mënyrë të drejtë, pasi që Gambia ka shumë shkolla islame, medrese, ” tha Imam Touraj . ” Kjo dhuratë me siguri do të të ndihmojë të rinjtë të cilët janë duke studiuar Kur’anin. ”

Burimi : thepoint.gm

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë