I ndalohet muslimanes të martohet me jomuslimanin qoftë ithtar i librit apo jo. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë: “Mos i martoni idhujtarët derisa të besojnë!” (El Bekare,221)
Për besimtaret emigrante, thotë: “Nëse vërtetoni se ato janë besimtare atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to!” (Mumtehine,10).
Meqë nuk ka përjashtim për ithtarët e librit, atëherë për të gjitha muslimanet martesa e tillë është e ndaluar.
Islami lejon muslimanin të martojë hebraiken ose të krishteren por nuk e lejon muslimanen të martohet me ndonjërin prej tyre, ngase burri është shtylla e shtëpisë, më i fuqishëm se gruaja dhe përgjegjës ndaj saj. Islami garanton besimin e gruas që është ithtare e librit në martesën me muslimanin dhe i respekton të drejtat e saj në përgjithsi, mirëpo asnjë fe tjetër nuk i garanton të drejtat e gruas që i takon fesë tjetër e as larine e besimit të saj, si p.sh. krishterimi dhe hebraizmi.
Pra, si ta rrezikojë islami ardhmërinë e muslimaneve dhe t’i gjuajë në duart e atyre që nuk e nderrojnë fenë e tyre si dhe nuk i mbrojnë të drejtat e tyre?!
Në bazë të kësaj, nënkuptohet se burri obligohet të respektojë besimin e gruas së vet për të patur mirëkuptimi në jetë.
Në bazë të kësaj, nënkuptohet se burri obligohet të respektojë besimin e gruas së vet për të patur mirëkuptimi në jetë.
Muslimani beson në origjinën e Hebraizmit dhe Krishterizmit si fe qiellore, pa marrë parasysh devijimet. Ai beson në Tevratin e Inxhilin si libra të shpallur nga Zoti, ashtu siç beson në Musain dhe Isaun si pejgamberë të Zotit. Pra, ithtarja e Librit jeton në kraharorin e njeriut që respekton fenë e saj, Librin e saj dhe Pejgamberin e saj, bile nuk ka iman nëse vepron ndryshe, kurse hebreu apo i krishteri nuk e pranojnë as Islamin, as Librin e Islamit e as Pejgamberin e Islamit; pra si mund të jetojë muslimania në atë rreth, kur dihet se ajo ka obligime fetare, farze e vaxhibe, hallalle e harame!? Është e pamundshme që muslimania ta mbrojë nderin e saj fetar dh eta mbrojë fenë e saj kur ballafaqohet drejtëpërdrejt me burrin e saj?
Kështu arsyetohet edhe qëllimi i islamit që ndalon martesën e muslimanit me idhujtare. Meqë Islami refuzon idhujtarinë dhe totemmizmin në mënyrë kategorike, atëherë si do të ketë qetësi, dashuri e harmoni midis tyre?!
Dr.Jusuf el Karadavi – Shqip
Dr.Jusuf el Karadavi – Shqip