Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë e njofton opinionin e gjërë se prej sot, me datë 03.06.2014 filloi me implementimin e projektit ‘ Kabina e bukës’. Projekti në fjalë, realizohet me mbështetje financiare të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Belgjikë dhe përfshihet në gjashtë faza brenda një viti. Familjet përfituese në këtë projekt, janë familje të përzgjedhura nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës që janë familje skamnore dhe ku ju mungon prezenca e gruas. Në rast të mosgjetjes së këtij lloji të familjeve, familjet skamnore të kategorive tjera mund të përfshihen në këtë projekt. Faza e parë e këtij projekti i përfshinë muajt qershor- korrik, ku familjeve përfituese iu është caktuar kjo sasi bukësh: Nr. Emri dhe mbiemri i kryefamiljarit Vendi Muajt Sasia e bukëve 1 Ahmet Ramizi Fsh.Llojan Qershor-Korrik 180 2 Ismet Saqipi Fsh.Vakcincë Qershor-Korrik 240 3 Islam Misini Fsh. Nikushtak Qershor-Korrik 180 4 Mersim Avdiu Fsh.Opajë Qershor-Korrik 180 5 Bajram Murtezani Fsh. Mateç Qershor-Korrik 240 6 Berat Shabani Fsh. Mateç Qershor-Korrik 180
Faza e dytë e implementimit të këtij projekti, i përfshinë muajt gusht-shtator. Deri atëherë, shpresojmë se do të paraqiten edhe donator të rinj që do të mbështesin këtë projekt me qëllim që edhe familjet tjera që nuk kemi patur mundësi t`i përfshijmë këtu, të i dalim në ndihmë. Ky projekt, me sa kemi njohuri është i pari lloj që po realizohet në Komunën e Likovës dhe të Kumanovës. Zoti ia shumëfishoftë pasurinë donatorëve të këtij projekti. Amin.