FRI -Dega në Kërcove, për herë të parë realizoi me sukses manifestimin “Shpërblimi i semimaturantëve dhe maturantëve më të mirë” dhe atë nën moton “Investo për diturinë, siguro ardhmërinë”.
Më datë 30.05.2014, dita e premte, në Pallatin e Kulturës në Kërcovë, FRI realizoi këtë manifestim, me ç’rast u shpërblyen semimaturantët më të dalluar, maturantët më të mirë nga drejtime të ndryshme, u bë shpërblimi i personaliteteve të ndryshme, i studentit të dalluar në Qendrën Rinore të FRI- së në Tetovë, dhe për fund u shpërblyen edhe gjysëmfinalistët e projektit “Talentium”.
Manifestimi në fjalë, u hap me citate Kur’anore, më pas nxënësit e SHF “Milto Gurra” sollën himnin e flamurit, dhe në këtë mënyrë vazhdoi duke përfshirë secilën shkollë me nga një pikë, recitale, ilahi, pjesë dramatike etj.
Të pranishëm në manifestim ishin: Përgjegjësja për arsim në Komunën e Kërcovës, inspektori rajonal i arsim z.Hamdin Rrushaj, politikanë, drejtorë,pedagogë, arsimtarë, profesorë, nxënës, studentë prindër dhe afaristë.
Krahas shpërblimeve qe morrën semimaturantët dhe maturntët më të mirë, me nga një Tablet , dhe komplet libra të dhuruara nga Shtëpia Botuese Furkan ISM, FRI- Dega në Kërcovë dekoroi edhe korin e gjimnazit “Drita” dhe udhëheqësin e korit Prof. Daut Jonuzi, të cilët katër vite rradhazi fitojnë vendin e parë në nivel republikan.
Në fund u prezantua edhe “Dokumentari i Talentiumit” , ku u shpërblyen me komplete librash edhe realizuesit po edhe aktoret e dokumentarit.
Manifestimi në masë dhe në shoqëri u prit me pozitivitet të madh, dhe FRI-Dega në Kërcovë, morri lëvdata dhe urime për iniciativën e bërë dhe për nxitjen dhe investimin për dituri.
EDITOR
10 years ago
previous article
Munir Gadbani
next article
Martesa e muslimanes me jomuslimanin
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
5 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
5 hours ago