Oj loke,e di qё vitet tё kanё rrёnduar mbi supe
e vetmia po ta vёshtirson jetёn e kёsaj bote,
por qёndro e fortё edhe pasi ta lexosh letrёn qё jamё duke shkruar
duro edhe kur do ta kuptosh se biri juaj nga kjo botё ёshtё larguar.
 
Oj loke,unё jamё nё çastet e fundit tё jetёs
e po ti shkruaj disa fjalё lamtumire prej zemrёs,
mos u trishto nga ngjyra e kuqe e pendёs
por gёzohu se ёshtё nga pastёrtia e damarit tё zemrёs.
 
Nёna ime dashur unё po ndahem nga kjo botё e rrejshme
e po nisem drejtё botёs sё amshueshme,
po nisem drejtё parajsёs pёr ti takuar shokёt
se po mё thёrasin tё shkoj e ta shijojё shtёpin time tё xhennetit.
 
Oj loke,tё lutem lёre lotin
e me fjalёt mё tё bukura falmindero Zotin,
pёrkujtoje pёrqafimin e fundit qё na ndau nga bota
dhe nё xhennet,imagjinoi pёrqafimet tona me buzёqeshje tё ngrohta.
 
Oj loke,koha pёr tё shkruar nuk mё premton
shpirti dёshiron Krijuesin sa mё shpejt ta takon,
por zemra nuk dorёzohet pa i shkruar edhe kёto tri fjalё
nёnё tё dua shumё, ma bёj hallallё hakun dhe tё lutem mё falё,mё falё…
 
                            shkruar nga: Xhemshit Jusufi