Duke vuajtur me vite nga paragjykimet, urrejtja dhe keqkuptimi, myslimanët në Dallas të Teksasit, në SHBA, vendosën të marrin një veprim, të organizojnë një shëtitje, marshim, për të kundërshtuar ndjenjat anti – myslimane dhe për përhapur ndërgjegjësimin rreth Islamit dhe muslimanëve.
“Unë merren me Islamofobinë në mënyrë të rregullt me klientët gjatë gjithë kohës,” tha Yvonne Munoz , një avokat me një edukim të krishterë i cili e ka pranuar Islamin në vitin 2008, u shpreh për gazetën  Dallas News, të shtunën, më 31 maj 2014.
“Automatikisht klientët e mi nuk duan të takohen me mua dhe duan dikë tjetër. Nëse ata takohen një herë me mua dhe e zbulojnë se unë jam i mirë dhe i dobishëm, atëherë ata menjëherë ndryshojnë idenë e tyre.”
I veshur për bukuri, në kokë me një shall të zi që e mban me krenarim, Yvonne Munoz është një nga profesionistët myslimanë të cilët morën pjesë të shtunën me “Ecje kundër Islamofobisë”.
Ecja është organizuar nga Këshillit për Marrëdhëniet Amerikane-Islame dhe një grup i aktivistëve të rinj muslimanë të quajtur Brezi i  Përndritur.
Në një përpjekje për të hedhur dritë rreth problemeve me të cilat përballen muslimanët në komunitetin amerikan,  rreth 80 aktivistë myslimanë u mblodhën në Reverchon Park në zonën Dallas ‘ Oak Lawn për shëtitje.
Në tubimin para shëtitjes, folësit ndanë përvojat personale të diskriminimit që ata përballen rregullisht.
Një folës, aktivist nga Dallasi, Nicole Queen, tha se gjatë një dreke të fundit me një mik, dikush më vuri mish derri përpara, si për një shaka.
“Ata shpresuan se kam për ta ngrënë, kurrë nuk më ka ndodhur një sprovë e tillë para se të pranoi Islamin. Kjo më çeli sytë, tha Nikcole Queen.
Edhe pse sulmet e 11 shtatorit (9/11) u kundërshtua me forcë nga shumica e Botës Muslimane, njolla e zezë e terrorizmit ka mbetur dhe kjo po ndikon në jetën e përditshme të muslimanëve.
Munoz dhe të tjerë shpresojnë se ngjarje të tilla si ecja, shëtitja e së shtunës mund të ndihmojë  që të thyej atë lidhje në mendjet e njerëzve.
“Islami solli paqe në jetën time”, tha Munoz.
Ecja, shëtitja ka tërhequr anëtarë edhe nga komunitete të tjera fetare, duke përfshirë  edhe Wes Magruder,  prift i lart i Kishës së Bashkuar Medodiste në Kessler Park, në Dallas.
“Unë shkova në këtë tubim dhe unë duhet të them unë isha i tronditur absolutisht, ” tha prifti Wes Magruder.
“Unë nuk isha i përgatitur për atë që kam dëgjuar apo atë që e pashë. E dëgjova dhe shikova realitetin e vëllezërve tanë muslimanë dhe të motrave myslimane si kanë jetuar gjithë kohën, deri tani.”
Prifti tha se ai ka filluar për të mbrojtur të drejtat e muslimanëve pasi që mori pjesë në një tubim anti – muslimanë në qendër të qytetit Dallas.
Megjithatë, përkrahja për myslimanët e ka vënë atë përballë stuhisë me kritika, sepse po përpiqet për të drejtat e myslimanëve.
“Kjo më ka frikësuar mua. Gjërat që kam dëgjuar ishin tronditëse. Kam dëgjuar myslimanët të përshkruhen si ” Njerëz të egjër të botës së tretë.” ”Kam dëgjuar se myslimanët po bëjnë komplot që të pushtojnë gjithë botën.”
“Priftërinjt e krishterë na thoshnin se ne nuk ishim priftër të krishterë – por ne, kinse, ishim armiku dhe turpi për kishat tona.”
Diversitetit, megjithatë, i ka kënaqur organizatorët e kësaj ngjarje.
“Ne duam të promovojmë aktivizmin e rinisë dhe kështu që unë jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për pjesëmarrjen” tha Alia Salem, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikane-Islame  në Dallas.
Edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vend-banim për 7 deri në 8 milion muslimanë që jetojnë këtu.
Një sondazh i Gallupit ka hulumtuar më herët se shumica e myslimanëve amerikanë janë besnikë ndaj Amerikës dhe optimist për të ardhmen e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që nga sulmet  e 11 shtatorit (9/11) në Shtetet e Bashkuara, shumë muslimanë janë ankuar sepse përballen me diskriminim dhe paragjykime në këtë shoqëri për shkak të besimit të tyre Islam.
Një raport i kohëve të fundit nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikane- Islame ( CAIR ) ka zbuluar se Islamofobia në SHBA është në rritje.
 
Burimi: On Islam
Përktheu nga anglishtja,
Mexhid Yvejsi, Gjakovë