Facebook ka lançuar një portal për adhuruesit e futbollit për ti mbajtur të përditësuar me të gjitha lajmet dhe ndeshjet përgjatë kompeticionit të futbollit botëror që do mbahet në Brazil këtë muaj. I prezantuar ditën e djeshme, portali tregon rezultatet më të fundit dhe momentet kryesore nga ndeshjet që do të zhvillohen si dhe një ndërfaqe që tregon postimet nga miqtë, lojtarët dhe ekipet rreth eventit. Gjithashtu është sjellë edhe një hartë interaktive që tregon se cilët lojtarë kanë më shumë adhurues dhe ku lokalizohen ata anë e mbanë botës.
trending-world-cup
Duke filluar nga dita e enjte, përdoruesit Facebook-ut do të kenë mundësi të shpërndajnë në rrjetin social lehtësisht cilat ndeshje janë duke parë thjesht duke klikuar mbi ikonën “Smiley” kur të jenë duke shkruar një përditësim. Për ta përmbyllur këtë lançim, kompania gjithashtu ka vendosur një faqe në Facebook të quajtur Facebook Ref për gjykimet nga arbitrit e lojës.
wc-newsroom-minutiae2x2-520x540
Natyrisht si një ndër eventet sportive më të mëdha në kalendar, rrjeti social më i madh në botë gjithashtu kërkon që të rrisë numrin e njerëzve që përdorin dhe flasin në rrjetin social rreth ndeshjeve dhe turneut me qëllim rritjet e numrit të mëtejshëm të përdoruesve të platformës. (PCWorld Albanian)