Dr. Mohamad ELMASRY
Në një fjalim[1] të mbajtur para dhjetëra mijëra protestuesve anti-grushtshtet në sheshin Rabaa al-Adawiya korrikun e kaluar, udhëheqësi kryesor i Vëllazërisë Muslimane, Mohamed Badie, porositi demonstruesit të jenë të qetë, edhe nëse sulmohen në mënyrë të dhunshme. Ai tha, “Revolucioni ynë është paqësor, dhe do të mbetet paqësor…paqja jonë është më e fuqishme sesa plumbat…paqja jonë është më e fuqishme se tanket (ushtarake) dhe ne me paqen tonë jemi më të fuqishëm se vrasjet,” në mes të shumë deklarimeve tjera të vendosura paqësore. Fjalimi i Badie vuri në theks dëshirën e tij të vdes për këtë qëllim dhe me gjasë ishte i prirur që të përshkruhej si person jo i dhunshëm.
Më 28 prill, Badie u dënua me vdekje, me 682 të tjerë, për nxitje të dhunës në një incident që shkaktoi vdekjen e një zyrtari të vetëm policor. Gjyqi zgjati vetëm tetë minuta dhe u dënua nga Amnesty International si një “tallje e drejtësisë”.
Goditja e dënimeve masive me vdekje ndoshta u zbeh nga fakti se gjyqësori i Egjiptit në fund të marsit kishte dënuar me vdekje tashmë 529 mbështetës të Vëllazërisë Muslimane me një vendim të veçantë të gjykatës. Deri në vendimin e fundit, dënimi masiv i marsit ishte dënimi më i madh dhe më i shpejtë me vdekje në masë në historinë moderne botërore.
Në sistemin juridik të politizuar të Egjiptit, të akuzuarit nuk ka të ngjarë që të kenë një gjyq të drejtë. Gjithashtu, protestuesit kapen nga rruga dhe futen në burg, ku në bazë të ligjit të ri, mund të dënohen me pesë[2] vjet burg thjesht vetëm për protestim. Veç kësaj, edhe dënimet e fundit masive me vdekje demonstrojnë se individët e pafajshëm që nuk kanë vrarë askënd mund të dënohen rastësisht me vdekje në gjyqe turpëruese e qesharake.
Islamistët, dhe Vëllazëria në veçanti, kanë vuajtur padrejtësisht prej tiranisë së tanishme gjyqësore të Egjiptit. Aktivistë liberal gjithashtu janë burgosur[3] dhe më 28 prill Lëvizja liberale 6 Prilli zyrtarisht u shpall e jashtëligjshme.
Forcat egjiptiane të sigurisë, ndërkohë, janë lënë të lira që të ndërmarrin veprime represive në masë pa frikë ndaj reperkusioneve ligjore. Deri më sot, nuk janë bërë hetime serioze për vdekjen e më shumë se 2500[4] protestuesve të vrarë korrikun e kaluar. Përkundrazi, kryeministri i Egjiptit lavdëroi[5] policinë për “vetëpërmbajtje”.
Regresi eliminues
Natyrisht, represioni si rezultat pas grushtshtetit të 3 korrikut 2013 në Egjipt, ishte i pritshëm. Çuarja në grushtshtet, kanë paralajmëruar shkencëtarët politik se është kundër demokracisë procedurale, duke thënë ka të ngjarë se përmbysja e demokracisë do të ishte kthim në ndonjë formë të një sistemi autoritar të qeverisjes. Shkalla e represionit në Egjipt ndoshta ka tejkaluar pritjet, megjithatë.
Të qenit larg prej lajthitjes, dënimet në masë me vdekje janë tërësisht në kundërshtim me politikën e tanishme eliminuese[6] të popullit. Që nga 3 korriku, ushtria egjiptiane ka ndërmarrë një kampanjë për ta radikalizuar Vëllazërinë dhe mbështetësit e saj nga jeta publike. Përveç përdorimit të armëve të zjarrit kundër protestuesve të paarmatosur, qeveria ka mbyllur rrjetet televizive islame, ka arrestuar 16000 njerëz, ka përjashtuar islamin politik, e ka emërtuar Vëllazërinë si organizatë terroriste, dhe së fundmi, ka ndaluar[7] individët që janë anëtarë të Vëllazërisë të garojnë për zyrtarë, si kandidatë të pavarur.
Më e rëndësishmja, qeveritë e huaja kanë ndihmuar politikën eliminuese të Egjiptit pas grushtshtetit. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti financuan grushtshtetin, duke i siguruar qeverisë së gatuar ushtarake të Egjiptit rreth 15 miliardë[8] dollarë.
Demokracitë perëndimore dhe figurat politike me piketa në punët e Egjiptit, ose kanë qenë të heshtur, ose kanë lavdëruar kthimin e Egjiptit në qeverisje autoritare. Madje, edhe pas disa vrasjeve në masë, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Xhon Keri[9], tha se ushtria egjiptiane po “restauron demokracinë”. Në nëntor, pas vrasjes më të keqe[10] në masë në historinë moderne të Egjiptit, Keri tha se “rrugëtimi” demokratik i Egjiptit po “shkonte në të mirë të perceptimeve tona” (v. j. amerikane).
Javën e kaluar, ish-kryeministri britanik Tony Blair lavdëroi grushtshtetasit ushtarak[11] dhe shprehu frikën e tij se Arabia Saudite, e cila predikon një interpretim ultrakonservativ të Islamit dhe ku gratë nuk lejohen të vozisin vetura, është më moderne, më e moderuar dhe më demokratike sesa Vëllazëria.
Për të qenë të sigurt, fushata egjiptiane kundër Vëllazërisë është ndihmuar po ashtu nga shumë forca politike liberale të Egjiptit. Gazetari Max Blumenthal kompiloi një listë të postimeve në Twitter pro grushtshtetit të shkruara nga liberalët egjiptian. Postimet justifikuan, dhe në disa raste lavdëruan[12] masakrën e 26 korrikut të anëtarëve të Vëllazërisë dhe mbështetësve. Poshtërsisht, pop ylli egjiptian Amr Mostafa kërkoi nga ndjekësit e tij në Facebook[13] që të “pëlqejnë” një postim në muri ku bënte thirrje për anëtarët e Vëllazërisë “që të ekzekutohen pa gjyq”.
Në 24 orët e para, më shumë se 8,000 njerëz “pëlqyen” postimin e tij. Ndjenja virulente anti-Vëllazëri që ekziston në qarqet liberale politike të Egjiptit mund t’i atribuohet së paku pjesërisht edhe fushatës mediale[14] që e përshkruan Vëllazërinë si jo-egjiptiane, jo lokale dhe tradhtare. Mediat e spikatura egjiptiane dhe diskurset politike po ashtu kanë propaganduar një seri të miteve anti-Vëllazëri[15].
Ndonjëri s’do të duhet të jetë një mbështetës i Vëllazërisë për të pranuar ose dënuar fushatën në vazhdimësi për t’i eliminuar ata. Vëllazëria ka bërë një mori gabimesh derisa ishin në pushtet dhe meritonin të ballafaqoheshin në një kampanjë garuese zgjedhore të dizajnuar për t’i votuar ose jo. Ata, sido që të jetë, s’meritojnë llojin e represionit brutal me të cilin po përballen momentalisht, pavarësisht nga ajo se çfarë qeveritë e huaja dhe liberalët egjiptian mund të thonë.
Autori është bashkëpunëtor i jashtëm i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme në Shkollën Josef Korbel për Studime Ndërkombëtare të Universitetit të Denverit, dhe profesor asistent në Departamentin e Komunikimeve në Universitetin e Alabamës së Veriut.
EDITOR
10 years ago
previous article
Mbahet finalja e madhe e “Talentiumit”
next article
Si i shkruaj fjalët
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago