Vajza trivjeçe nga Ribniku në jug të Polonisë është viktimë e temperaturave të larta. Babai i saj e harroi në veturën e tij dhe nuk e dërgoi në çerdhe. E asfiksuar ajo vdiq në veturë, lajmërojnë mediat polake. Vajza nuk i mbijetoi vapës së madhe dhe mungesës së ajrit në veturën e mbyllur hermetikisht. Në veturë temperatura kishte arritur deri në 70 gradë Celsius, kurse vdekja vajzën e gjeti kur temperatura u ngrit në 41.5 gradë, njoftoi zëdhënsja e policisë Aleksandra Novarova. Ajo shtoi se automobili gjithë ditën e lume ishte i parkuar në një vend ku i binte dielli, kurse fëmijën brenda për fat të keq askush nuk e hetoi. Prokuroria dhe policia është në hetim të rastit, por nuk po arrinë të marrë deklaratë nga babai i saj për shkak të kolapsit të tij psikik, pasi e kuptoi se çfarë kishte bërë. Televizioni polak TVN24 bëri të ditur se dje edhe disa prindër të tjerë i kishin harruar fëmijët e tyre në veturë, por për fat të mirë nuk pati pasoja fatale, sepse fëmijët tjerë ishin hetuar nga kalimtarët e rastit, të cilët kishin lajmëruar për rastet e tilla.
https://www.facebook.com/revistapaqja
EDITOR
10 years ago
previous article
Woow, nxënësit po kopjuakan !
next article
U gjet vaksina kundër infraktit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago