Provimi i matures per nxenesit sigurishte se  eshte një periudhë e tensionuar dhe plot stres për ta, por nuk duhet harruar se motivimi i tyre është shumë i rëndësishëm.
Dety ra e motivimit i përket prindërve dhe familjeve të ty re të cilët duhet të qëndrojnë gjithmonë në krah të fëmijëve. Pas provimeve të maturës shtetërore do të fillojnë provimet për zgjedhjen e degëve në universitet. Kandidatët për këtë provim duhet të plotësojnë boshllëqet që kanë në tema të caktuara dhe të motivohen. Familjet luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e plotë të fëmijëve dhe uljen e nivelit të stresit dhe ankthit.
Përgatitja psikologjike e nxënësve është më e rëndësishme se përgatitja akademike. Nëse nxënësi përgatitet mirë psikologjikisht do të rrisë dhe numrin e përgjigjeve të sakta. Ka pasur raste kur nxënësit e papërgatitur psikologjikisht kanë lënë sallonin e provimit duke qarë dhe kanë dalë jashtë. Një ankth apo shqetësim mesatar mund të jetë normal dhe mund të rrisë ndjeshëm nivelin e suksesit. Familja duhet ta qetësojë fëmijën me fjalë ‘ti e ke bërë tënden, tani le të presim rezultatin’.
Edhe shëtitjet, piknikët që mund të bëhen para kohës sëprovimit mund të ndikojnë pozitivisht në qetësimin e nxënësit. Në javën e fundit para provimit nxënësi duhet të fokusohet në studim, të zgjidhë sa më shumë py etje dhe të përsërisë materialin. Të qëndrojë sa më larg kompjuterit, televizorit dhe celularit. Ditën e fundit para provimit nuk duhet mësuar më, por të lihet pak kohë për të pushuar.
Nxënësit të cilët e përcaktojnë mirë objektivin e ty re, nuk fokusohen në dështim, shpëtojnë nga paragjykimet dhe nuk interesohen me gjëra të tjera jashtë provimit janë më të suksesshëm.
 
Prindërit nuk duhet të harrojnë se shqetësimet e ty re i kalojnë dhe fëmijës. Aty re u duhet dhënë mesazhi që u gjendeni gjithmonë pranë. Familjet duhet të vendosin ekuilibrin në mes zgjedhjeve të ty re dhe zgjedhjeve të fëmijëve. Ato mund të marrin ndihmën e specialistëve gjatë sezonit të provimeve ku tensioni është shumë i lartë.  /gazeta start/