Është përuruar të premtën në Mitrovicë, xhamia Isa Beg më e madhja në Kosovë, donacion i myftinisë së Komunës “Bajram Pasha” të Stambollit. Në inagurimit e kësj xhamie morrën pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Turqisë, qytetit të Stambollit si dhe kreu i Myftinisë së Turqisë.
Xhamia ‘Isa Beg’, është ndërtuar me financimin të myftinisë dhe Komunës së “Bajram Pasha” të Stambollit e që ka kushtuar rreth 2 milion euro, ndërsa punimet kanë zgjatur 16 muaj. Kryetari i Bashkësis Islame të Mitrovicës, Jetish Berisha tha se xhamia ka një sipërfaqe prej 2500 metra katrorë dhe do t’i plotësoj kushtet për besimtarët e kësaj pjese të qytetit të Mitrovicës.
Në anën tjetër, Naim Tërrnava, kryemyftiu i Kosovës tha kjo është shtëpia e zotit, ku të rinjtë do të marrin dije dhe besim që të jetonë në paqe dhe harmoni me të gjithë të tjerët si e ka pasur traditë Mitrovica dhe Kosova.
Ndërsa kryetari i Komunës “Bajram Pasha” të Stambollit, Atila Ajdëner, ka deklaruar se nga arkivat e perendorisë osmane në Stamboll, ka nxjerrë një dokument të pronësisë për këtë xhami i cili tregon se kjo xhami daton nga viti 1530 si vakëfi i Isa Beut nga fshati Pograxhë e këtu përfshihen edhe disa taka dhe vreshta.
 
198294378461558641733