Të kam kërkuar qe sa kohë që të të shoh gjallërisht,
E e kuptova se zakonisht ti je publikisht i pashfaqur.
Gjersa dikujt nuk i mjafton bota, ti rri me veten vetëmjaftueshmërisht,
Ti nuk ke nevoja të kota, prandaj quhesh shpirt i kënaqur!
Ti je mostër njeriu që ke shkrirë tërë trupin në shpirt,
Kur pyetesh se si, ti tregon haptazi se kjo bëhet me vird.
Pra, ke shitur trupin e botës veç shpirtin tënd për ta blerë,
Nga fatura që pashë, trupi ishte i shtrenjtë, po shpirti me më shumë vlerë.
Duke e pasur vetëm shpirtin, ti aspak nuk ke mbetur i mjerë:
“Për ta shijuar jetën i kërkove Zotit shumëçka,
E Ai të dha jetë me Kënaqësinë e Tij, që të shijosh gjithçka!”*
O shpirt i kënaqur!
Për të të përshkruar, kërkova fjalë të mëdha, por u shërbeva me të thjeshta,
Luanin nuk e zbukuron asgjë më shumë se vetë kreshta!
Për shkak se shkëlqen, gjatë gjithë ditës e gjithë bota të shikon ty,
Ti tregon se drita jepet natën, me ballin në sexhde e lotët në sy!
Ti tregon se edhe gabon, pra je njerëzore, e jo krijesë engjëllore,
Por mban pendimin me vete – istigfar pëshpërit prore!
Të ka përmendur Zoti në Kuran në Kaptinën e Agut,
Që të jesh gjithnjë në ndrojtje ndaj Hakut!
Që t’u bashkëngjitesh robërve të Tij,
Për ta fituar Gradën e Bekuar – Xhenetli!
Shpirt i kënaqur!
Kthehu pak kah unë dhe më shih se po vuaj.
Bëj dua për mua të jem në mesin tuaj!
Le të më lagë ai Shi, që shuan çdo zjarrmi,
Që të bën të pasur në kamje e në varfëri.
Që të bën të qetë, edhe kur ka zhurma,
Që ta drejton hapin sa herë që lajthit turma.
Që e kthjell çdo mendje dhe që e zbut çdo zemër,
Që shpirtit “i kënaqur” ia vulos si mbiemër!
Arsim Jonuzi, 20.06.2014
EDITOR
10 years ago
previous article
Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë (FOTO)
next article
Futbollistët e Bosnjës dje falën xhumanë
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago