Mu në zemër të Çarshisë së vjetër në Shkup, mbrëmë (27.06.2014) FRI-Shkup zhvilloi aktivitetin tradicional tanimë të njohur tek popullata e Shkupit “Mirë se erdhe Muaji i Ramazanit”.
Gjatë këtij manifestimi tradicional nuk mungoi as kryetari i komunës së Çairit z. Izet Mexhiti i cili ndër tjerash të pranishmëve u’a uroi muajin e bekuar të Ramazanit, si dhe çmoi lartë aktivitetet e FRI, dhe uroi për veprimtarinë që e bënë tash e disa vite në afirmimin e vlerave kulturore dhe humane.
Kryetari i FRI dega Shkup z. Hasan Baftjari të pranishmëve i’u drejtua më përshëndetjen islame si dhe u’a uroi këtë muaj të bekuar, njëherit ai potencoi se motoja e këtij muaji gjatë këtij viti do të jetë “Ramazani muaji i Lirisë dhe Shpresës”.
“Gjatë këtij muaji FRI ka pregtitur një serë aktivitetesh, nëpër qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë, po ashtu edhe në Shkup. Këtë muaj nuk do të mungojnë as emisonet fetare, aktivitete të ndryshme, iftari në sheshin Skenderbeu e shumë aktivitet tjera”: theksoi Hasan Baftjari.
Në këtë manifestim tradiconal ishin të ftuar edhe dy vëllëzrit Mendu Allejbegu dhe Deniz Allajbegu nga Prizreni, që sollën freski me ilahitë e tyre tek publiku shkupjan.
Një simbolikë që shënon këtë aktivitet është edhe lëshimi i fishekzjareve që janë bërë tradicionale për këtë aktivitet.
Vlen të përmendet fakti se me rastin e fillimit të këtij muaji FRI dega Shkup, shpërdnau mbi 5000 fleturime, drejtuar qytetarëve.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam