Sektori i Femrës – Dega Tetovë si çdo vit edhe kësaj here fillimin e Ramazanit e shënoi me shpërndarjen e hurmave një ditë para Ramazanit në qytetin e Tetovës.
“Është viti i katërt që Sektori i Femrës në Tetovë e shënon në këtë mënyrë hapjen e aktiviteteve të Ramazanit, duke dashur që me nga një hurmë –simbolike e muajit te Ramazanit, të bashkangjitur me një fletushkë ku në të shënohej duaja e iftarit, të urojmë fillimin e këtij muaji qytetarëve të Tetovës” – u shpreh Ganimete Shasivari, përgjegjëse e Sektorit të Femrës pranë FRI-së në Tetovë.
Fëmijët me buzëqeshje bënin shpërndarjen kalimtarëve të rastit, dhe me shumë kënaqësi u mirëpritën, duke uruar fëmijët gjithashtu.
Sektori i Femrës në Tetovë, do të vazhdoj me aktivitetet e palnifikuara për këtë muaj të bekuar.
EDITOR
10 years ago
previous article
Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë shënoi fillimin e ramazanit
next article
Obama uron myslimanët për Ramazan
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
9 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
9 hours ago