Në mesazhin e tij të Ramazanit, Obama theksoi përpjekjet e myslimanëve të SHBA për të ndihmuar të varfërit gjatë gjithë vitit dhe sidomos në Ramazan.
Kryetari amerikan, Barack Obama ka lëshuar një mesazh për myslimanët amerikanë dhe myslimanët rreth botës, ku ju uron atyre fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, si një kohë për të kujtuar të varfërit dhe nevojtarët dhe për të ndarë përgjegjësitë.
“Në emër të popullit amerikan, Michelles dhe timin, urimet më të mira për komunitetet muslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit,” tha Obama në një mesazh të publikuar nga Zyra e Shtëpisë së Bardhë, Sekretari i Shtypit, e premte, 27 qershor 2914.
“Një kohë për vetë-reflektim dhe përkushtim nëpërmjet lutjes dhe agjërimit, Ramazani është, gjithashtu, një rast kur muslimanët në tërë botën riafirmojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar të varfërit, duke përfshirë edhe ata që luftojnë për shkak të vështirësive ekonomike dhe pabarazisë,” shtoi ai.
Muslimanët në Amerikën e Veriut kanë filluar agjërimin të shtunën, më 28 Qershor 2014. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë 6 deri në 7 million myslimanë.
Në mesazhin e tij të Ramazanit, Obama theksoi përpjekjet e myslimanëve të SHBA për të ndihmuar të varfërit gjatë gjithë vitit dhe sidomos në muajin Ramazan.
“Këtu në Shtetet e Bashkuara, ne jemi mirënjohës për shumë organizata muslimane amerikane, individ dhe biznese që janë të përkushtuara për të krijuar mundësi për të gjithë, duke punuar për të reduktuar pabarazinë e të ardhurave dhe varfërinë, jo vetëm nëpërmjet përpjekjeve të tyre të bamirësisë, por edhe përmes iniciativave të tyre të përmirësojnë jetën e studentëve, punëtorëve, për kujdesin shëndetësor, familjar, arsimor, “shtoi presidenti amerikan.
“Në një moment kur shumë njerëz në mbarë botën vazhdojnë të vuajnë nga konflikti i pakuptimtë dhe dhuna, këtë herë muaji i shenjtë na përkujton obligimet tona të përbashkëta për të ndjekur drejtësinë dhe paqen dhe për të mbrojtur dinjitetin e çdo qenieje njerëzore.”
Ai gjithashtu përsëriti ftesën e tij vjetore për myslimanët amerikanë për iftar në Shtëpinë e Bardhë, një traditë që po vazhdon gjatë viteve të fundit.
“Do të jetë një tjetër mundësi për mua për të përcjellë vlerësimin e Amerikës për kontributin e myslimanëve amerikanëve në vendin tonë dhe ju uroj myslimanëve në botë, një muaj të bekuar me gëzimet e familjes, komunitetit, paqe dhe mirëkuptim. Ramazan Kerim. ”
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
next article
Përkthimet e Kur'anit ekspozohen në Malajzi
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago