Palestinezi 16-vjeçar ashiqare është rrëmbyer dhe vrarë në hakmarrje për vrasjen e tre djemve izraelitë. Ai është djegur i gjallë dhe kjo kuptohet pas rezultateve të publikuara të autopsisë.
Mohamed Abu Khdeir është rrëmbyer të martën në mbrëmje në lagjen Shufat në Jerusalemin e pushtuar lindor. Trupi i tij i djegur është gjetur disa orë më vonë në një mal në pjesën perëndimore. Për vrasjen e tij palestinezët fajësojnë izraelitët radikalë, transmeton telegrafi.
Autopsia tregoi sasi të madhe të tymit në mushkëri, që do të thotë se ai ishte i gjallë kur është djegur, raporton agjencia palestineze Maan, duke cituar deklaratën e kryeprokurorit Mohammad Al-Ouwiwija.
Tinejxheri ishte po ashtu i lënduar në kokë, po kjo nuk e shkaktoi vdekjen e tij.
Policia e Izraelit refuzon të deklarohet nëse kjo është vrasje. /Telegrafi/