Kryeministri turk, Rexhep Tajjip Erdogan ka njoftuar për hapjen e fushatës së tij presidenciale.
Në media veç më është publikuar edhe llogoja që do të jetë shoqëruese e fushatës së tij.
Veç kësaj zyrtarisht nga kampi i tij është bërë edhe sqarimi për llogon që do të përdoret.
Llogoja përban tre elemente kryesore:
Elementi i parë, lindja e diellit: Lindja e diellit simbolizon lindjen e Turqisë, kjo një shenjë emblematike për Turqinë e Re. Kjo dëshmon edhe dëshirën për vazhdimin e këtij zhvillimi të shtetit turk. Shpresa dhe qëllime të reja. Dielli githashtu simbolizon edhe unitetit. Drita e diellit ofron ngrohtësi, dashuri dhe soldaritet, sqarojnë nga kampi i Erdoganit.
Elementi i dytë rrugë dhe rrugëtim: kjo simbolizon jetën. nëpër rrugë të drejtë dhe lakesa, që dëshmon edhe përkushtimin tonë respektivisht në rrugën tonë që nuk është gjithmonë e vështirë. Rruga është e gjatë, e ngushtë, e gjërë, me ecjake dhe punë ditë e natë, por është një ecje nëpër një rrugë të planifikuar mirë për Turqinë e Re, thuhet në njoftim, përcjell albtime.com
Elementi i tretë: Dielli dhe rruga do t’ju shpien në destinacionin e duhur. Këto simbole janë elemente që dëshmojnë integritetin e Turqisë, fuqinë e shtetit, unitetin dhe paraqesin unitetin tonë në besim, vazhdon njoftimi, përcjell albtime.
Por, në media sociale është bërë një spjegim plotësues i kësaj llogoje. Këtu në brendësi fshihet edhe emri i profetit Muhamed i shkruar në gjuhën origjinale arabe. Rruga të cilën e ndjekë Erdogani është ajo e Muhamedit a.s. thuhet në këto spjegime jozyrtare, kurse fushën e tij e kanë emëruar si “Rruga e Muhamedit a.s.”./albtime