Kuvendi pritet të votojë sot në fazën e dytë ndryshimet në Ligjin e Denacionalizimit, me të cilat parashihet që ish-pronarëve të trojeve ku parashihet ndërtimi i objekteve me interes publik, t’u kompensohet materialisht prona.
Ndryshimet janë propozuar nga Ministria e Financave, dhe sipas deputetëve shqiptarë, kanë të bëjnë me çështjen e kontestuar të truallit ku gjenden themelet e Xhamisë Burmali.
Në ndryshimet ligjore thuhet: “(Prona) nuk kthehet në pronësi, por jepet kompensim për truallin ndërtimor të pandërtuar i cili është përfshirë në planet urbanistike që janë në fuqi në kohën kur është ngritur kërkesa për denacionalizim dhe kur është paraparë ndërtimi i objektit për nevoja të përgjithshme, për nevojat e mbrojtjes dhe sigurisë, ose objekte me interes publik të përcaktuar me ligj”.
Përshkrimi i situatës juridike në këtë dispozitë ligjore, sipas njohësve të fushës, korrespondon me rastin e kërkesës së Bashkësisë Fetare Islame për të rikthyer truallin ku ndodhen themelet e Xhamisë Burmali.
Në fazën e parë të procedurës parlamentare, deputetët e PDSH-së janë shprehur kundër këtyre ndryshimeve, kurse ata të BDI-së kanë votuar të përmbajtur.
Trualli i është shitur një biznesmeni grek, i cili duhet të ndërtojë një hotel dhe Shtëpinë e Oficerëve, dy projekte këto në kuadër të “Shkupit 2014”.
EDITOR
12 years ago
previous article
Pyetje dhe përgjigjje: Pse marrim kaq shumë spam-e
next article
Si t’ia vësh emrin kësaj meseleje?
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago